Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në play-offin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt)

Kastrioti i Ferizajt është finalisti i parë në play-offin e Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt)

Kalimin në finale Kastrioti e siguroi të mërkurën kur në kryeqytet e mposhti Prishtinën me rezultat 32:26. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:14 për ferizajasit.

Ishte kjo fitorja e dytë e Kastriotit në gjysmëfinale të plejofit ndaj Prishtinës. Të shtunën në Ferizaj, Kastrioti fitoi me rezultat 28:21. Kastrioti në stinor të rregullt në Superligën A ishte në vend të dytë e Prishtina në vend të tretë.

Kastrioti ka fituar Kupën e Kosovës këtë edicion dhe tani do të luftojë edhe për titull të kampionit. Në ndeshjen e së mërkurës më efikasi te Kastrioti ishte D. Terziqi me 11 gola. Te Prishtina më efikasi ishte A. Basholli me 5 gola.