Në finale mposhtën skudrën e Prishtinës

Në finale mposhtën skudrën e Prishtinës

Pas gjysmëfinales ku Kastrioti mposhti skuadrën shumë të fortë të Bashkimit, edhe finalja ishte një lojë e dominuar nga skuadra nga Ferizaj.

Gati gjatë gjithë ndeshjes skuadra e Kastriotit ishte në epërsi me rezultat, megjithëse jo në një epërsi shumë të thellë.

Pjesa e parë e kësaj finale përfundoi me rezultat, 12:15, në favor të Kastriotit, përcjell rtv21.tv

Fundi i ndeshjes ishte dramatik, ku rezultati u afrua vetëm në një gol dallim, miërpo Kastriotit arriti fitoren me rezultat 27 – 28.

Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, si dhe u transmetua drejtpërsëdrejti në RTV 21 Plus.

KHF Istogu sot është shpallur kampion i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll, në kategorinë e femrave, pasi që ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat përfundimtar, 24:37./21Media