Një këngë ritimike nga Diona

Një këngë ritimike nga Diona

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Diona Fona sapo ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Katalea”, shkruan rtv21.tv

Për tekstin e këngës është kujdesur Endrit Mumajesi, ndërsa miksimi dhe masterizimi janë bërë nga Johan Bejerholm.

Diona këngën e re e ka shoqëruar edhe me një videoklip me skena mjaft interesante, ku shfaqet atraktive e veshur në fustane të ndryshëm.

Projekti paraprap i Dionës titullohet,“Bella Vita”, të cilin e ka publikuar në muajin qershor. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani ka arritur mbi dy milionë klikime në Youtube./21Media