Presidenti i ri i rajonit të Katalonjës, Quim Torra

Presidenti i ri i rajonit të Katalonjës, Quim Torra

Politikani pro-pavarësisë së Katalonjës, Quim Torra është zgjedhur president i këtij rajoni të Spanjës, pas pesë muajsh bllokade politike.

Torra, që është pëkrahur që të marrë këtë pozitë nga ish-lideri katalan, Carles Puigdemont, ka fituar shumicë të thjeshtë në Parlamentin prej 135 ulësesh. Ai u zgjodh vetëm gjatë raundit të dytë të votimeve.

“Ne do të jemi besnik ndaj mandatit të referendumit tonë për vetëvendosje të 1 tetorit: do të ndërtojmë njs shtet sovran në formën e një republike”, tha Torra pasi u zgjodh në postin e presidentit.

Torra gjithashtu pati një ton pajtues kundrejt Qeverisë qendrore në Madrid.

“Ne nuk duam një Katalonjë uniforme, por një Katalonjë të bashkuar dhe me diversitet”, tha ai.

Si president, Torra tha se do të punojë për një “republikë për të gjithë, ku të gjithë qytetarët e saj do të gëzojnë të drejtat e tyre”.