OJQ- të që janë marrë me çështjen e viktimave seksuale kanë qenë i vetmi zë për to

OJQ- të që janë marrë me çështjen e viktimave seksuale kanë qenë i vetmi zë për to

Tryezë e rrumbullakët: “Drejtësia e vonuar-drejtësi e mohuar: stërgjatësia e procesit për njohjen dhe verifikimin e statusit për të mbijetuarit e luftës në Kosovë.

Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarëve të Torturës tha se sot janë mbledhur për të kërkuar njohjen e statusit për viktimat e dhunës seksuale.

“Jemi mbledhë këtu për te kujtuar se ku janë viktimat e luftës. Tani sa vjet OJQ- të që janë marrë me çështjen e tyre kanë qenë i vetmi zë për to. Nga ngërçi politik kjo kategori ka mbetur e heshtur dhe e harruar. Në fushatën elektorale shumica e partive e kanë pas ne rend dite çështjen e tyre, këtij grupi te ndjeshëm të shoqërisë sonë, më pas, harrohet kjo punë”.

Ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga tha se për herë të parë të mbijetuarat e luftës në Kosovë në kushte të plota të anonimitetit do kenë mundësi t’i kërkojnë të drejtat e tyre, raporton rtv21.tv

“Ne nuk guxojmë të krijojmë vonesa të tjera. Njohja e statusit për viktimat e dhunë seksuale, kompenzimi, dënimi i kryerësve të dhunës janë çështje kurciale që duhen ndërmarrë.

Ne vazhdimisht kemi kërkuar përkrahje nga Bashkimi Evropian por pa sukses pasi nuk jemi te anëtarësuar në OKB”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairi Oconnell tha se pensionet qe ju takojnë duhet të jenë dinjitoze.

“Një shumë e vogël e pensioneve do të ishte ofenduese. Qeveria e Britanisë se madhe është duke punuar në këtë drejtim. Do të vazhdojmë më tutje të punojmë së bashku”./21Media