Përveç katër kandidatëve zyrtarë për kryetarë të komunave flitet edhe për dy deputetë të tjerë për kandidat për dy komuna

Përveç katër kandidatëve zyrtarë për kryetarë të komunave flitet edhe për dy deputetë të tjerë për kandidat për dy komuna

Deri më tani Lëvizja Vetëvendosje kandidat për kryetarë të komunave ka propozuar zyrtarisht katër deputet të Kuvendit të Kosovës nga ky subjekt. Deputeti Sami Kurteshi është kandidatë për komunën e Gjilanit, deputeti Mytaher Haskuka kandidatë për kryetar të Prizrenit, deputeti Driton Çaushi kandidat për komunë të Gjakovës dhe deputeti Salih Salihu kandidat për kryetarë të komunës së Vitisë.

Megjithatë nëse zgjidhen kryetar të komunave këta katër kandidatë, vendin për deputet në bazë të votave që kanë më së shumti në listë të pritjes për deputet është, Shemsi Syla me 6.478 vota, Ylli Hoxha 5, 962 vota, Hydajet Hyseni Kaloshi me 5, 330 vota,  Avni Tafil me 5, 206 vota dhe Kujtim Shala me 5, 106 vota.

Ndërkohë, edhe pse ende nuk është zyrtare flitet se edhe dy deputet tjerë nga kjo parti do të jenë në garë për kryetarë të komunave, Dardan Sejdiu për komunën e Ferizajt dhe Aida Dërguti për komunën e Vushtrrisë.