Banorët ftohen në takim

Banorët ftohen në takim

Dhjetëra banorë të fshatrave Biti e Poshtme dhe Biti e Epërme janë duke protestuar para Komunës së Shtërpcës për mungesën e ujit të pijshëm.

Ata që në orët e para të mëngjesit të sotëm në temperatura të ulëta thonë se janë detyruar të dalin dhe të protestojnë pasi kanë katër ditë që kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.

Sipas banorëve, kompania e cila është duke ndërtuar hidrocentrale në Malet e Sharrit ka dëmtuar gypat e ujësjellësit dhe këto dy fshatra nuk kanë ujë.

Banorët janë ftuar më takim nga udhëheqësit e komunës për të biseduar rreth problemit./kallxo