Spanja mundi Italinë

Spanja mundi Italinë

Katër ekipe kanë siguruar biletën për në çerekfinale të Kupës së Botës në Basketboll, që po mbahet në Kinë.

Argjentina, Polonia, Serbia dhe Spanja kanë kaluar në raundin tjetër pas fitoreve në ndeshjet që u mbajtën sot.

Spanja ka mundur Italinë me rezultat 67-60, për të siguruar një vend në çerekfinale, ndërsa Argjentina  ka mundur Venezuelën 87-67.

Ndeshjet e tjera që janë mbajtur sot janë:

Serbia 90-47 Puerto Rico

Kina 77-73 Korea

Poloni 79-74 Rusi

Tunisia 86-67 Philippines

Angola 62-71 Iran

Befasia e këtij kampionati ka qenë Polonia, e cila e arriti çerekfinalen për herë të parë pas 52 viteve mungesë. Hera e fundit që ky ekip ka arritur të kualifikohet në këtë fazë të kampionatit ka qenë në vitin 1967./21Media