Fëmijët gjenden të vetëkarantinuar në shtëpi

Fëmijët gjenden të vetëkarantinuar në shtëpi

Mes 174 të infektuarve me koronavirus në vendin Shqipëri, 4 raste janë të moshës pediatrike, kontakte të rasteve pozitive.

Lajmi u konfirmua nga Eugena Tomini e Institutit të Shëndetit Publik në një deklaratë për media.

“Jane 4 fëmijë të moshës pediatrike pa shenja klinike dhe në gjëndje të mirë shëndetësore”, u shpreh ajo.

Mësohet se dy prej tyre janë nga Tirana dhe dy nga Lezha. Të katërtit ndodhen në vetëkarantinuar në shtëpi.

Ministria e Shëndetësisë në raportimin e sotëm tha se fëmijët janë pa shenja klinike dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 28 raste të reja infeksioni nga 103 teste të kryera, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 174. Ndërsa 6 persona kanë vdekur.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi itensive dhe 2 janë të intubuar. Ndërsa, pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente./oranews