Katër gjermanë në mesin e viktimave në Alpe

Aksidenti ajror mbi akullnajën Rutor

Në aksidentin ajror të së premtes në alpet italiane, kanë humbur jetën shtatë persona, katër prej të cilëve gjermanë, një italian, një francez dhe një belg, njoftoi sot policia italiane.

Dy të mbijetuar të aksidentit janë një francez dhe një gjermanë. I mbijetuari francez është duke u hetuar lidhur me aksidentit, njofoi tutje policia italiane por pa dhënë më shumë detaje.

Ministria e jashtme gjermane tha se zyrtarët në konsullatën e saj në Milan janë duke punuar ngushtë me autoritetet italiane për të konfirmuar identitetin e viktimave.

Një helikopter dhe një aeroplan i vogël janë përplasur në ajër mbi akullnajën Rutor në Luginën Aosta, rreth 80 kilometra në veriperëndim të qytetit të Turinit, pasditen e së premtes.

Shpëtimtarët italianë i kanë gjetur pesë viktimat dhe dy të mbijetuarit të premten. Dy trupa të tjerë janë zbuluar në borë pak më larg se rrënojat e dy mjeteve të shtunën.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur aksidenti.

Back to top button