Kryeni të gjitha përgatitjet para se të shkoni në pushim

Kryeni të gjitha përgatitjet para se të shkoni në pushim

Kompania McAfee, e njohur për softuerin antivirus, ka bërë një anketim për përdorimin e teknologjisë dhe pajisjeve digjitale gjatë pushimeve verore.

Në këtë anketë morën pjesë 2.003 respondentë të moshës 18 deri 55-vjeç.

Rezultatet zbuluan se 38 për qind e njerëzve në pushim kanë shikuar e-mailat e punës dhe ata personalë, derisa 37 për qind kanë shikuar mediat sociale. Më shumë se 54 për qind e të anketuarve ka dërguar të paktën një e-mail, derisa 27 për qind kanë shikuar e-mailat e tyre gjatë gjithë ditës.

Edhe pse shumica theksuan se arsyeja kryesore e kësaj është puna, 57 për qind e njerëzve deklaruan se do të dëshironin që plotësisht të përjashtohen nga përdorimi i internetit sikur të mos ishte në pyetje komunikimi me punë.

Madje 69 për qind e të rinjve të moshës 20 dhe 30-vjeç dëshirojnë që plotësisht të mos përdorin internetin, në krahasim me gjysmën e të anketuarve të moshës 40-vjeç.  Por, në fakt si të arrini të mos përdorni internetin:

1. Planifikoni më herët

Planifikoni “ikjen” më herët, ashtu që të jeni në harmoni me aktivitetet në kalendarët e ekipit tuaj, shefit ose kompanisë. Edhe pse nuk do të mundeni t’iu përshtateni të gjithëve për të shfrytëzuar kohën tuaj kur ju të dëshironi, njerëzit me të cilët punoni sigurisht se do të çmojnë synimet tuaja të mira.

2. Përgatituni para se të shkoni në pushim

Kryeni të gjitha përgatitjet para se të shkoni në pushim. Shikoni nëse jeni përgjigjur në të gjitha e-mailat e rëndësishëm, nëse jeni përgjigjur në pyetjet e kolegëve dhe keni përmbushur planet tuaja që plotësisht të “jeni përjashtuar” gjatë pushimit. Vendosni përgjigjen automatike për e-mail gjatë pushimit, në mënyrë që kolegët, partnerët, apo klientët të jenë në dijeni se nuk do të mundeni që të përgjigjeni shpejt si zakonisht.

3. Vendosni kufij

Nëse puna juaj kërkon aktivitete shtesë online, vendosni kufijtë të cilët do t’ju mundësojnë që të relaksohuni sa më shumë që të jetë e mundur. Vendosni nëse do të shikoni dhe të përgjigjeni në e-maila dhe sa shpesh do ta bëni këtë gjatë ditës, ose të abstenoni në tërësi. Nëse do të mund të lini të gjitha pajisjet në shtëpi, të cilat nuk ju nevojiten në plazh, atëherë jeni në rrugë të mirë.

4. Argëtohuni me sfida pa telefon të mençur

Pushimi nga të gjitha mjetet digjitale mund të shkaktojë ndjenjën e ankthit dhe të përjashtimit. Për të mbajtur “detoksimin tuaj digjital”, kërkoni ndihmën e njerëzve, të cilët udhëtojnë me ju. Luteni partnerin, fëmijët ose miqtë që t’ju kontrollojnë. Argëtohuni me sfida pa telefon të mençur.