Katër motra me një moshë të kombinuar prej 389 vjetësh hyjnë në “Guinness”

Një kuartet motrash në SHBA me një moshë të kombinuar prej 389 vjeç, thyen Rekordin Botëror Guinness për moshën më të lartë të kombinuar prej katër vëllezërve e motrave që jetojnë.
Sipas Rekordeve Botërore Guinness, moshat e kombinuara të Arlowene Johnson Overskei, 101; Marcene Johnson Scully, 99 vjeç; Doris Johnson Gaudineer, 96 vjeç; dhe Jewell Johnson Beck, 93 vjeç, që nga 1 gushti 2022, ishin 389 vjeç e 197 ditë.
Sipas një raporti nga “Madison Daily Leader”, motrat janë bërë bashkë çdo verë për 80 vjetët e fundit, pavarësisht se jetojnë në rajone të ndryshme të vendit. Ato gjithashtu komunikojnë rregullisht përmes telefonatave. Motrat kanë një dashuri të thellë të përbashkët për lefse (bukë e butë tradicionale norvegjeze).
Kuarteti i motrave Johnson ia kalon vëllezërve dhe motrave të familjes Goebel, rekordi i të cilëve prej 383 vitesh u vërtetua në fillim të këtij viti.
Motrat janë intervistuar si pjesë e procesit të kualifikimit për titullin e rekordit botëror. Kur u pyetën se çfarë i shtyu ata të provonin për Rekordin Botëror Guinness, Doris tha, “ne jemi ende duke jetuar dhe kjo është diçka për të festuar.”
Baza e të dhënave të rekordeve botërore Guinness ka rreth 40,000 kategori rekordesh dhe po përditësohet vazhdimisht, si dhe pranon hyrje të reja. Mbi 50,000 njerëz dorëzojnë aplikime për në Guinness çdo vit, të cilët publikojnë afërsisht 4,000 rekorde botërore./21Media

Back to top button