Ata kërkohen me urdhër arrest nga Gjykata

Ata kërkohen me urdhër arrest nga Gjykata

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njofton se gjatë 24- orëve, të kaluara, ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga Gjykatat kompetente.

Personat dyshohen për vepra të ndryshme penale si rrëmbim, keqpërdorim seksual, lëndim i rëndë trupor posedim i narkotikëve.

“E.A. i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë. A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”. H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë. P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.”, thuhet në njoftimin policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9- mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsejtë 1226 persona për vepra të ndryshme penale./21Media