Vjedhje e rëndë në Prizren

Vjedhje e rëndë në Prizren

Policia e Kosovës  njofton se dje gjate orëve të hershme të mëngjesit gjegjësisht 03: 08 një person ka raportuar se është vjedhur bankomati i një banke në rrugën “William Walker” Prizren.

Sipas policisë, raportuesi kishte parë në kamera se bankomatin e kanë vjedhur 4 persona.

“Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës. Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara.”, thuhet në raportin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se  hetimet janë duke vazhduar. /21Media