Katër raste të zjarrvënies gjatë 24 orëve

Nuk raportohet për të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë dje janë raportuar dy raste të zjarrvënies.

Rasti i parë ka ndodhur në Skenderaj rreth orës 01:50, ku pronari i një veture lajmëroi Policinë se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin automjetit të tij.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rasti i dytë ka ndodhur në Gjakovë rreth orës 15:15.  Një person ka informuar se në rrethana të panjohura shtëpia e tij e pabanuar është përfshirë nga zjarri.

Policia njoftoi se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin.

Dy rastet tjera kanë ndodhur në Prizren, ku nga zjarri janë përfshirë një punëtori dhe një pjesë e një dyqani mobilierie.

Njësitë relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, ndërsa rastet po hetohen nga njësitë përkatëse policore./21Media

 

 

Back to top button