Bebe Rexha dhe Dua Lipa garojnë për çmimin e njëjtë

Bebe Rexha dhe Dua Lipa garojnë për çmimin e njëjtë

“BreakTudo Awards”, është një event brazilian, i cili mbahet çdo vit në Brazil, shkruan rtv21.tv

Këtë vit, katër artistet shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, Dua Lipa, Era Istrefi dhe Rita Ora janë të nominuara në këtë event.

Era Istrefi është e nominuar në kategorinë “Artisti i ri ndërkombëtar”, përderisa Rita Ora në  kategorinë “Kënga më e mirë”, me këngën “For You”, e cila është në bashkëpunim me Liam Payne.

 

Ndërsa, Bebe Rexha dhe Dua Lipa janë nominuar në dy kategori. Madje artistet në njërën kategori janë rivale të njëra-tjetrës.

Bebe Rexha bashkë me Dua Lipën janë të nominuara në kategorinë “Artisti në ngritje”, ku si rival të tyre kanë emra të njohur botërorë si Anne-Marie dhe Khalid.

Gjersa, Bebe Rexha është nominuar edhe në kategorinë “Hiti i vitit”, me këngën “Meant To Be”, ku rival ka artistët si: Drake, Ed Sheeran dhe Beyonce dhe Camila Cabello.

Dua Lipa është nominuar në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, me këngën “One Kiss”, e cila është projekt i përbashkët me DJ-n e njohur Calvin Harris.

Të katër artistet janë duke korrur suksese në fushën e muzikës duke mos harruar asnjëherë prejardhjen se nga vijnë.

Linku ku mund të votoni artistet./21Media