Katër shtetet arabe paralajmërojnë sanksione të reja kundër Katarit

Katari shpërfillë kërkesat e bllokut arab

Katër shtetet arabe që e udhëheqin një bojkot kundër Katarit e kanë dënuar refuzimin e tij ndaj kërkesave të tyre dhe kanë paralajmëruar për masa të reja ende të papërcaktuara kundër tij.

Arabia Saudite, Bahreini, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se Doha synon të vazhdoj “politiken e saj që ka për qëllim destabilizimin e sigurisë në rajon”. Sipas tyre masat e reja do të miratohen në mënyrën dhe kohën e duhuar, shkruan rtv21.tv

Blloku i ka ndërprerë lidhjet me Katarin në qershor, duke e akuzuar vendin e Gjirit për mbështetje të terrorizmit dhe marrëdhëniet e tij me Iranin. Katari hedh poshtë çdo keqbërie.

Vendit të pasur me gaz dhe naftë, i është prezantuar një listë kërkesash, përfshirë mbyllja e rrjetit televiziv të Al Jazeera mbyllja e bazës ushtarake turke, ndërprerja e marrëdhënieve me Vëllazërinë Myslimane dhe shkëputja e lidhjeve me Teheranin.

Katari i mohon fuqishëm pretendimet për mbështetje të terrorizmit nga ana e tij, dhe këmbëngulë se nuk do të pajtohet ndaj asnjë lloj mase që kërcënon sovranitetin e tij dhe që shkel të drejtën ndërkombëtare.

Kufizimet ajrore, detare dhe tokësore kanë shkaktuar trazira në vend, i cili varet nga importet për ti përmbushur nevojat bazike të popullsisë 2.7 milionëshe të tij.

Back to top button