Fenerbahçe e vlerëson shumë yllin kosovar

Fenerbahçe e vlerëson shumë yllin kosovar

Futbollisti nga Kosova, Vedat Muriqi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Turqi falë formës së mirë të treguar. Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer që pas transferimit te Fenerbahçe me gola për klubin nga Stambolli.

Vetëm në elitën e futbollit turk prizrenasi ka shënuar nëntë gola, duke qenë ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.

E falë formës fantastike interesim për të kanë shfaqur skuadra të mëdha evropiane. Muriqi pritet të jetë titullar në këtë takim që do të zhvillohet të dielën dhe mbetet të shihet nëse do të shënojë gol.

Fenerbahçe e vlerëson shumë yllin kosovar, por është gati ta lë të lirë nëse vjen një ofertë mbi 25 milionë euro.

Mbrëmë, Vedat Muriqi është shpallur futbollisti më i mirë nga Federata e Futbollit të Kosovësi, cili nuk ka qenë pjesë e kësaj gala-mbrëmje, për shkak të angazhimeve me klubin e tij, Fenerbahçe, që në fundjavë zhvillon ndeshjen e radhës në Superligën turke, ndërsa futbollisti më i mirë në Superligën e Kosovës është shpallur, Kastriot Rexha.