Do të kërkohet paraburgim për katër të arrestuar

Do të kërkohet paraburgim për katër të arrestuar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet A.Sh., A.Ç., D.D dhe A.Ç., të cilët dyshohen se kanë kryer veprat penale, “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, në lidhje me vendvotimin 2114B/01R, në fshatin Runik të Skenderajt.

Sipas policisë i arrestuari me inicialet A.Sh., kryesues i vendvotimit, dyshohet se ka kryer dy vepra penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit” dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Ndërkaq, të arrestuarit tjerë me inicialet A.Ç., vëzhgues, D.D., qytetar dhe A.Ç., anëtar i një subjekti politik, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve të votimit”.

Prokurori i Shtetit për katër të arrestuarit do të kërkoi caktimin e masës së paraburgimit./21Media