Sot rreth orës 15:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri

Sot rreth orës 15:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri

Policia e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se i plagosuri është dëguar për tretman mjekësor, kurse katër persona janë arrestuar në lidhje me rastin.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) : M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Një dëshmitar i rastit për rtv21.tv tha se kanë qenë 6 apo 7 të shtëna me armë zjarri dhe janë arrestuar katër persona.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri.

Personat e arrestuar:
Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,
ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:
A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.