Tmerr që nuk mund të pershkruhet me fjalë

Tmerr që nuk mund të pershkruhet me fjalë

Kështu mund të konsiderohet aksidenti i ndodhur rreth orës 15:00 në Papër , në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

4 persona kanë vdekur dhe dy te tjerë jane lënduar si pasojë e një aksidenti tragjik ku u përfshinë 3 automjete.

Aq e rëndë ka qënë përplasja saqë është dashur nderhyrja e zjarrfikësve për të bërë të mundur nxjerrjen e të aksidentuarve nga mjeti.

Fillimisht gjeti vdekjen rrugës për në spital një vajzë 25 vjeçe, më pas është konfirmuar edhe vdekja e 3 të tjerëve.

Të gjithë viktimat kanë qenë brenda në makinën e drejtuar nga shtetasi me iniciale G.K ( edhe ai i vdekur).

Dy mjetet e tjera drejtoheshin nga shtetasit me iniciale O.Sh dhe E.R, të dy të plagosur por jashtë rrezikut.