Katër të vdekur në protesta në Venezuelë

Protesta është organizuar kundër presidentit Maduro

Së paku katër persona kanë vdekur në përleshje para protestave në Venezuelë, kundër presidentit Nicolás Maduro, derisa policët po mobilizoheshin për t’i mbrojtur protestuesit.

Në këtë marsh protestues rreth Venezuelës, janë bashkuar dhjetëra mijëra njerëz.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare, Juan Guaidó, i cili ka organizuar marshin kundërshtues, është duke i bërë thirrje ushtrisë të mos i nënshtrohen qeverisë.

Qeveria amerikane i ka shprehur mbështetjen Guaidós dhe ka kërkuar nga presidenti Maduro që të largohet.

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përshkruar Maduron “të paligjshëm” dhe ka thënë se do të përdorë “gjithë fuqinë ekonomike dhe atë diplomatike të Shteteve të Bashkuara për të shtyrë përpara rikthimin e demokracisë në Venezuelë”.

Edhe nënpresidenti amerikan, Mike Pence, ka shfaqur publikisht mbështetjen e tij për protestuesit./21Media

Back to top button