Gjykata merr vendimin

Gjykata merr vendimin

Sot është shqiptuar dënimi, 4 vjet burg, për dy të akuzuar për tentimvrasjen ndaj Zijadin Selës që e pranuan fajin. Stojan Pavlevski u dënua me 3 vjet burg, ndërsa Cejo Georgievski u dënua me 1 vit e dy muaj. Ndërsa në dënimin e të akuzuarve do të ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Slavica Andrevska në seancën e sotshme tha se dallimi në dënim është për shkak se Stojan Pavlevski është i pari që ka hyrë në Parlament dhe është drejtuar tek deputetët, shkruan Tv21.tv

Të dy të dënuarit, në seancën e fundit deklaruan se pendohen për veprën penale dhe nuk kanë pasur qëllim ta sulmojnë askënd.

Procedura për 7 të akuzuarit e tjerë mbi tentimvrasjen ndaj Selës vazhdon më 2 dhe 5 korrik./21Media