Policia e shoqëron Janevën për në shtëpi

Policia e shoqëron Janevën për në shtëpi

Kryeshefja e Prokurorisë Publike Speciale në Maqedoninë  e Veriut, Katica Janeva, nën shoqërimin e forcave policore është kthyer në shtëpinë e saj në Kozle.

Janeva sot u dërgua në PPS, me ç’rast policia në prezencë të saj bëri bastisje në Prokurorinë Publike Speciale.

Nga ana tjetër, Prokuroria Publike Speciale në pres konferencë bëri të ditur se kërkon paraburgimin e Janevës./tv21