Katy e lumtur përkrah të fejuarit

Katy e lumtur përkrah të fejuarit

Katy Perry festoi ditëlindjen e 35-të në Egjipt. Këngëtarja e shënoi këtë ditëlindje përkrah të fejuarit dhe miqve të shumtë. Ata u argëtuan shumë, lundruan poshtë lumit Nil, hipën në deve nëpër shkretëtirë dhe shijuan perëndimin e diellit mahnitës mbi piramidat.

Bashkëshorti i saj i ardhshëm, Orlando Bloom, 42-vjeçar ndau në Instagram disa çaste romantike me bashkëshorten e tij të ardhshme, transmeton rtv21.tv

Katy dhe Orlando filluan lidhjen e tyre në janar të vitit 2016, pastaj u ndanë dhe u bashkuan prapë. Ndërsa, në muajin shkurt të këtij viti shpallën fejesën, pas propozimit që ia bëri aktori këngëtares në ditën e të dashuruarve.

Kjo është hera e dytë që të dy po martohen. Orlando ishte i martuar me modelen Miranda Kerr dhe u divorcuan në vitin 2013 dhe Katty u divorcua nga komediani anglez, Russel Brand në vitin 2012./21Media