Fillim i mbarë

Loading...

Fillim i mbarë

Tjetër paraqitje shumë e mirë për skuadrën kanadeze këtë sezon. Fillim i mbarë i vitit të ri për Toronto Raptors, teksa ka mundur Utah Jazz me rezultatin 122-116.

Në formë të shkëlqyer Kawhi Leonard, i cili arriti të realizonte 45 pikë. Pascal Siakam ishte gjithashtu në një ditë të mirë dhe shënoi 28 pikë. Kanadezët e bënë diferencën në çerekun e tretë dhe siguruan avantazhin e nevojshëm për të marrë fitoren e 28-të.

Fitore e thellë për Milwaukee Bucks, që mposhtën Detroit Pistons me rezultat 121-98. Giannis Antetokounmpo u ndal në kuotën e 15 pikëve. Brook Lopez (25 pikë) dhe Khris Middleton (22 pikë) realizuan më shumë se greku dhe ndihmuan Bucks të merrnin fitoren e radhës. 29 pikët e Blake Griffin nuk mjaftuan për Detroit Pistons. Denver Nuggets kaluan me sukses New York Knicks. Ndeshja përfundoi 115-108 dhe Nikola Jokiq regjistroi triple-double prej 19 pikëve, 15 asistimeve, 14 kërcimeve.

Nuggets vazhdojnë të kryesojnë Konferencën e Perëndimit me 24 fitore e 11 humbje