Konvertohet reperi

Konvertohet reperi

Ndërsa është spekuluar për mjaft kohë, Kanye West të shtunën konfirmoi se ai është konvertuar në krishterim.

Reperi 42 vjeçar ishte në Washington D.C gjatë fundjavës, ku i informoi fansat për albumin e tij të ri, Jesus Is King, transmeton rtv21.tv.

Po atë natë, West konfirmoi se ai është zyrtarisht një i krishter, megjithëse nuk është befasi, duke marrë parasysh traditën e tij të përjavshmem, duke i kryer shërbimet e kishave të krishtera të dielave si dhe emrin e vetë albumit të tij të ri.

West u rrit në një familje të krishterë, por që nga ajo kohë e ka refuzuar edukimin e tij fetar në shumë raste.

Ndërsa për albumin e ri, Jesus Is King, West ende nuk e ka konfirmuar se kur do të dalë në treg, pasi ishte menduar të dalë në treg më 27 shtator.

Kujtojmë se West publikoi albumin e tij të fundit Ye në 2018./21Media