Filmi i tij në programin garues të Ballkanit

Filmi i tij në programin garues të Ballkanit

Regjisori i njohur turk, Kazim Oz vjen sot në Kosovë për të marrë pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit – PriFest, që ka filluar dje me edicionin e dhjetë, ku do të prezantohen filma të zhanreve dhe metrazhit të ndryshëm, vendor, nga rajoni dhe ndërkombëtar.

Kazim Oz me filmin e tij “Zer”,  merr pjesë në programin garues të Ballkanit, në kategorinë “Honey and Blood”, në garë me shumë filma tjerë si:

  1. Directions (Bullgari), nga Stefan Komandarev,
  2. The Witch Hunter (Serbi), nga Rasko Miljkovic,
  3. Men don’t cry (Bosnje dhe Hercegovinë), nga Alen Drljevic,
  4. Year of the Monkey (Maqedoni), nga Vladimir Blazevski,
  5. Comic Sans (Kroaci), nga Nevio Marasovic,
  6. A Prishtina story (Një tregim Prishtine) (Kosovë), nga Burbuqe Berisha,
  7. Rooftop story (Histori majë kulmi) (Kosovë), nga Gazmend Nela,
  8. The smell of money (Turqi), nga Ahmet Boyacioglu,
  9. Zer (Turqi), nga Kazim Oz,
  10. The Return (Kthimi) (Maqedoni, Kosovë) nga Kastriot Abdyli (film jo-garues)

Filmi i regjisorit të njohur, shfaqet sonte në ora 21:30, në Sallën e Vogël, të Teatrit Kombëtar. Filmi zgjat 110 minuta dhe u realizua në vitin 2017.

“Zer” është storia e Jan dhe Zarife, një nipi dhe gjysheje të distancuar me njëri-tjetrin. Kur Zarifja u dërgua në qytetin e New York-ut për shërimin e kancerit, ata filluan ta njohin njëri-tjetrin më shumë gjatë trajtimit mjekësor. Lidhja që ata dy kishin krijuar pas shumë vitesh përfundon menjëherë kur vdes  Zarifja. Jan, pastaj vazhdon udhëtimin e tij për ta gjetur këngën të cilën Zarifja ia këndoi kur ishte në shtratin e vdekjes. Kur gjurmon brenda këngës Zer, ai e gjen veten në Dersim, Kurdistan, në mes të mbetjeve të masakrës, më tej në mesin e sekretit që gjyshja e tij e kishte mbajtur gjatë gjithë jetës së saj. Në fund të stories kuptohet që Zarifja ishte një nga fëmijët e shpëtuar në Masakrën e Kurdëve në Dersim, 1938. Jan kërkon për fshatin e gjyshes së tij, tregimet dhe eventualisht veten e tij dhe identifikon duke kërkuar këngën.

Në një intervistë Oz ka thënë se filmi ishte xhiruar në qendër të Turqisë, dhe kanë filmuar rrugës nga Afioni te Dersimi, në disa vende, duke përfshirë Elazığ and Dersim. Skenat e spitalit ishin xhiruar në Stamboll. “Kur udhëton, nuk është gjithçka rreth udhëtimit por rreth procesit të tij. Kur Jan kishte filluar udhëtimin e tij, nuk ishte një vendim për të cilin ai ishte në vetëdije. Por udhëtimi e tërheqi atë në histori. Sikur të ishte një tregim në film”, ka thënë Oz.

Për ardhjen e tij në Kosovë, në Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “PriFest”, ai ka njoftuar përmes rrjetit social “Instagram” dje, ku ka shkruar se nesër do të jetë në Festivalin e Filmit në Prishtinë. “Hi guys! Tomorrow we will be at Prishtina Film Festival in Kosovo. #ZER in the “Honey and Blood” Balkan competition. See you at 21:30 at National Theatre”, ka shkruar Oz.

 

Kazim Oz ka filluar të prodhojë art me teatrin Kurd. Në vitet e 90-ta, ai filloi punën me Kompaninë e Produksionit Yapim 13, që është lidhur me Qendrë Kulturore Mesopotamike. Ai ka xhiruar filmin e tij të parë (Land, 1999) dhe fitoi shumë çmime, ndër të cilat:

– Grand Prix du Publique – Nancy International Film Festival

– FIBRESCI-Film Critics Award  – Internationales Filmfestival Mannheim-Heidelberg

– AudienceBest Film Award – Internationales Filmfestival M-annheim-Heidelberg

– Best Film – 5th Antioch International Film Festival

– Best Director –  5th Antioch Int. Film Festival

– Best Screenplay –  5th Antioch Int. Film Festival

– Best Film – Dhaka International Film Festival

– Best Film – Würzburg International Film Festival

Festivali i Filmit PriFest do të shfaq 58 filma të metrazheve të ndryshme deri më 22 korrik.  Audienca e PriFest do të mund të përcjellë filma në hapësirat e Teatrit Kombëtar (dy salla), Kinemanë nën qiellin e hapur te Sheshi “Zahir Pajaziti” si dhe në hapësirën tonë më të re,“Kino Armata”./21Media