KB Bashkimi bëhet me kryetar të ri

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni zgjodhi Tyran Kosovën kryetar të ri të klubit.
Tyran Kosova u votua me aklamacion nga delegatët e pranishëm, pasi që nuk pati kundërkandidat.
E pranishme në kuvendin zgjedhor ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, e cila në fillim të kuvendit i përshëndeti të pranishmit dhe iu dëshiroi suksese në punimet e kuvendit, gjithnjë duke i respektuar aktet normative të klubit./21Media

Back to top button