KB “Krusha” deklarohet pas zjarrit

KB “Krusha” deklarohet pas zjarrit

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka njoftuar se nga zjarri nuk është lënduar asnjë person. Poashtu ata thanë se shumë shpejtë do t’i bëjnë riparimet e nevojshme për të vazhduar me procesin e punës.

Nuk ka asnjë të lënduar dhe situata është në kontroll”, njoftoi KB “Krusha”.

Nga kjo korporatë u zotua se do të vazhdojnë të jenë storie suksesi.

Ne do vazhdojmë të jemi storie suksesi, falënderojmë të gjithë qytetarët vullnetarë që na dolën në ndihmë dhe ekipin e zjarrfikësve nga komuna e Rahovecit. Fuqia e grave të Krushës së Madhe, të cilat janë ngritur mbi tragjedinë që u ka shkaktuar lufta, do vërtetohet edhe kësaj radhe, ne nuk zmbrapseni para sfidave, edhe këtë situatë e kapërcejmë shpejtë”, njoftuan tutje nga KB “Krusha”.

Kooperativa bujqësore “Krusha” në Rahovec është përfshirë sot nga flakët./21Media