Basketbollisti 205cm pjesë e KB Prishtinës

Basketbollisti 205cm pjesë e KB Prishtinës

Tashmë kjo skuadër është përforcuar me alo-qendrën nga Australia, Janathan Janssen.

Basketbollisti i gjatë, 205cm, së fundi ka luajtur në Zelandën e Re.

“Me përvojën e fituar në sezonin e fundit në superligën e Zelandës së re përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritët të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën. Janssen përkundër gjatësisë është një lojtar mjaft i lëvizshëm dhe depërtues gjë që i jep përparsi në krahasim me kundërshtar.”, thuhet në njoftimin e KB-së.

Sezonin e kaluar Janssen bënte pjesë në klubin Canterbury Rams në superligën e Zelandës së re./21Media