KB Prishtina përballet me Legia-n

KB Prishtina përballet me Legia-n

Sot, Prishtina për herë të tretë, do të marr pjesë në raundin e parë të Ligës së Kampioneve në Basketboll. “Bardh e kaltërtit” janë mysafirë të ekipit polak, Legia.

Polakët e fituan ndeshjen e parë në Prishtinë, duke mundur ekipin e Kosovës me dy pikë epërsi, për të pasur avantazhin minimal në ndeshjen e kthimit.

Prishtina asnjëherë nuk ka arritur ta kalojë këtë raund të kualifikimeve. Po ashtu, ajo asnjëherë nuk ka arritur fitore si mysafir në këtë kompeticion.

Ndeshja do të fillojë nga ora 20:00 dhe do të transmetohet direkt në kanalin e Ligës së Kampionëve në YouTube. /21Media