KB Prishtina ka arritur të triumfoj kundër KB Trepçës

KB Prishtina ka arritur të triumfoj kundër KB Trepçës

Në takimin e zhvilluar në kuadër te Superligës së Kosovës në basketboll skuadra e kryeqytetit KB Prishtina ka arritur të triumfoj kundër KB Trepçës me rezultat 102:73 në ndeshjen e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kampioni i Kosovës në fuqi gjatë tërë kohës ishte në epërsi dhe asnjëherë nuk e rrezikoi fitoren.

Nga ana e vendasëve më i dalluari ishte Granit Rugova me gjithsej 32 pikë të shënuara, ndërsa te mysafirët Samir Zekiqi me 20 pikë të shënuara.

Kjo ishte fitorja e 24 këtë sezon e skuadrës së Prishtinës ku ka edhe një humbje, kurse Trepça ka gjithsej 11 fitore dhe 14 humbje të regjistruara gjatë këtij kampionati.