KB Prishtina tregon arsyen

KB Prishtina tregon arsyen

Klubi basketbollistik Prishtina suspendoi dy basketbollistët, Dardan Berishën dhe Edmond Azemin. Ky vendim i KB Prishtinës erdhi pas disa kacafytjeve mes tyre.

Përmes një njoftimi në Facebook, KB Prishtina bëri të ditur se nuk do të tolerojë që këso ngjarje ta prishin imazhin e këtij ekipi.

KB Prishtina sonte zhvilloi ndeshjen me KB Rahovecin. Ndeshja përfundoi me rezultat 87:94 për Rahovecin./21Media