Marian Ilievsk trajneri i ri i KB Rahovecit

Marian Ilievsk trajneri i ri i KB Rahovecit

KB Rahoveci e ka konfirmuar trajnerin ri, Marian Ilievsk është emëruar në krye të skuadrës, deri në fund të edicionit.

Trajneri 44 vjeçar, ka fituar titullin kampion i Kosovës me Prishtinën, ai po ashtu dy herë e ka fituar edhe Ligën Ballkanike.

Emërtimi i trajnerit të ri është bërë publike përmes një njoftimi nga klubi në Facebook.

“Klubi i Basketbollit Rahoveci, ka kënaqësinë të konfirmoi arritjen e marrëveshjes me trajnerin e njohur nga Maqedonia, Marian Ilievski, i cili do të drejtojë skuadrën tonë deri në fund të edicionit”, thuhet në njoftim.

Ndeshja e parë për Marian Ilievsk do të jetë kundër skuadrës Ibar Rozhaj./21Media