Ndeshja përfundoi me rezultat 88:66

Ndeshja përfundoi me rezultat 88:66

Rahoveci shënoi fitore bindëse sonte në shtëpi ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Ndeshja përfundoi me rezultat 88:66.

Në këtë ndeshje u veçuan McFolley e Bardh Rexha, duke mos harruar as Nwankwon, që tregoi lojë të bukur poashtu.

Rikthimi i Darell Davis në parket ishte një nga pikat më të ndritura të duelit, e ku padyshim se mori ovacione të shumta nga publiku në “Mizahir Isma”.