KDI kërkon hetim për kontratën që i humbi Kosovës 53 milionë

Sipas Institutit Demokratik i Kosovës vazhdimisht ka pasur neglizhenca të qëllimshme

Humbja e 53 milionë eurove në kontratën e Qeverisë me Bechtel Enkan për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të paraqesë sot analizë të faktorëve që kanë ndikuar në humbjen e këtyre parave të buxhetit shtetëror.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi kërkoi hetim nga prokuroria për këtë kontratë, sepse sipas saj, nga qeveritë që kanë udhëhequr vazhdimisht ka pasur neglizhenca të qëllimshme.

“Faktori kyç që ka rezultuar në këtë humbje është neglizhenca kronike e qeverisë nga mos adresimi i planeve kyçe. Kërkojmë nga prokuroria të fillojë hetimet për këtë kontratë të qëllimshme”, tha ajo.

Tutje, Metushi-Krasniqi theksoi nevojën që kjo kontratë të auditohet nga ana komerciale.

Në lidhje me vonesat që janë duke u bërë, ajo shtoi se qeveria duhet t’i bëjë penallti kompanisë, 41 mijë euro në ditë

“Qeveria duhet të penalizojë 41 mijë euro në ditë për vonesat pas datës 31 dhjetor të këtij viti, kjo mund të ekzekutohet në mos pegesa”, tha ajo.

Autostrada “Arben Xhaferi”, Prishtinë-Hani i Elezit nuk ka gjasa të përfundojë punimet para marsit të vitit 2019, edhe pse ishta paraparë që të lëshohet në qarkullim para Vitit të Ri.

Back to top button