Punimet e autostradës do të përfundojnë në qershor

Punimet e autostradës do të përfundojnë në qershor

Zgjatja e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë-Han i Elezit, ka bërë që Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) të kërkoi sqarime publike nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

Në një konferencë për media, përfaqësuesja e KDI-së, Diana Metushi-Krasniqi është shprehur se në aneksin e ri të kontratës i janë dhënë 152 ditë shtesë Bechtel-Enkas, pasi siç thotë ajo neni 5, i kësaj aneksë kontrate i zgjatë punimet deri në 1 qershor të vitit 2019.

Sipas saj, përveç kësaj neni 9, i garanton se qeveria do t’i përfundojë të gjitha shpronësimet dhe do t’i garantojë kontraktuesit punishten.

Metushi-Krasniqi, po ashtu bëri të ditur se kontrata bazë që është nënshkruar në fillim i ka rregulluar gjitha kushtet e veçanta për këtë projekt dhe ka definaur kohën e saktë të përfundimit.

Sipas saj, prapë aneks kontrata nuk definon çka mbulon kjo shuma e 53 milionë euro, aq sa është vlera e zgjatjes.

Ajo i bëri thirrje ministri Pal Lekaj që të jap sqarime publike se si erdhi shumë prej 14.7 milionë të ngritet në 53 milionë euro.

Po ashtu, Metushi-Krasniqi kërkoi nga organet e drejtësisë që të hetojnë arsyet e humbjeve të 53 milionë euro të qytetarëve të Kosovës.