Kë dëmton më së shumti Mini-Shengeni?

Projekti i pa pranueshëm edhe nga analistët

Iniciativa e Mini-Shengenit u kritikua nga partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por jo vetëm. Edhe analistët mendojnë se ky si projekt duhej të ishte menduar më mirë duke konsultuar edhe me ekspertë të fushës.

Këshilltari Euroatlkantik, Ismet Ramadani, në emisionin “Click Plus” në Maqedoni tha se ky është projekt interesant por edhe kontradiktor.

“Në shikim të parë dhe në nomenklatura është projekt interesant dhe kontradiktor me vetë fjalën që është Shengen. Është diskutabil fakti se prej nga vjen iniciativa më duket se aty qëndron edhe problem që na detyron të hymë edhe në teori konspirative sa i përket Mini-Shengenit për faktin se iniciativa vjen nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç”, deklaroi Ismet Ramadani nga Këshilli Euroatlantik, raporton TV21.

Për opinionistin Qenan Aliu, Mini-shengeni është një projekt i pa sqaruar në detaje.

“Ky është një proces shumë i ndërlikuar që kërkon kohë. Prandaj kjo është një nismë rajonale që ka të bëjë me kondita ekonomike. Fakt tjetër është se për mendimin tim si nisma këta duhet të ekzistojnë por ky projekt është jo vetëm në përmasa konspirative i pa sqaruar në detaje, por edhe me ecjen e kohës do ta humb kuptimin”, pohoi Aliu.

Ndërsa profesori Universitar, Agni Aliu mendon se ne kemi një moment shumë të ndërlikuar jo vetëm në Ballkan por edhe në Evropë.

“Do t’i kisha porositur presidentit Haradinaj dhe kryeministrin në pritje për të marrë mandatin që të konsultohet me ekspert të fushave përkatëse dhe të mendohet mirë kjo punë, duke kërkuar edhe ndihmën e shqiptarëve brenda Kosovës dhe Brenda Shqipërisë. Kosova duhet të përfshihet por paraprakisht duhet të njihet se ne nuk mund të bëjmë një projekt të përbashkët dhe te ky projekt duhet të jemi të barabartë”, tha profesori Universitar, Agni Aliu.

Analisti Niazi Muhamedi thotë se idenë për Mini-Shegen i pari e ka përmendur ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sjediu.

“Për herë të para fjala Mini- Shengen është përdorë nga ish presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu në takimin në Brezovicë me presidentët e Ballkanit. Dhe aty thotë Kosova ka nevojë për një Mini-Shengen, Serbët e mbajnë mend dhe në atë formulën e tyre të diplomacisë digjitale ato tash i endin këto dhe i ngatërrojnë shqiptarët”, deklaroi Niazi Muhamedi.

Ndryshe për projektin e Mini-Shengenit, Rama, Vuçiq dhe Zaev janë takuar në Nish dhe Ohër, ndërsa në Tiranë iu bashkëngjit edhe Millo Gjukanoviq, por Kosova e bojkotoi./21Media

Back to top button