Pas puçit autoritetet turke arrestuan dhjetëra të zgjedhur lokalë

Pas puçit autoritetet turke arrestuan dhjetëra të zgjedhur lokalë

Ekspertë të Këshillit të Evropës dënuan sot si një “cenim ndaj demokracisë lokale” të një dekreti ligjor i dekretuar në mënyrë urgjente në Turqi pas puçit të dështuar të korrikut 2016, me anë të cilit Ankaraja ka pezulluar të zgjedhurit lokalë anëtarë të partisë kurde PKK.

“Ndërsa legjislacioni i gjendjes së jashtëzakonshme lejon autoritetet qendrore për të emëruar kryebashkiakë, zëvendës kryetar në bashki dhe këshilltarë bashkiakë dhe për të ushtruar pa kontroll gjyqësor, kontrollin e drejtpërdrejtë mbi funskionimin e bashkive të sipërpërmendur është veçanërisht shqetësues”, sqaruan anëtarët e Komisionit të Venecias, organ konsultativ i Këshillit të Evropës.

Pas grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016, autoritetet turke arrestuan dhjetëra të zgjedhur lokalë, të cilësuar të afërt të partisë kurde PKK, duke i zëvendësuar nga zyrtarë të emëruar nga qeveria.

“Autoritetet lokale janë një nga bazat e një shoqërie demokratike”, theksuan ekspertët e së drejtës kushtetuese të komisionit të Venecias.