Keçmezi – Basha, laurate e çmimit "Azem Shkreli"

Keçmezi – Basha, laurate e çmimit “Azem Shkreli”

Për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndau 6 çmime për letërsi për vepër jetësore dhe çmime të tjera vjetore për vitin 2019.

Çmimin Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” e mori Sabile Keçmezi – Basha, e cila ishte e ftuar sot në emisionin Bon Bon të RTV21.

Keçmezi – Basha tha se nuk ka menduar se një ditë do ta marrë një çmim të madh për punën e saj, mirëpo në anën tjetër, sipas shkrimtares, me punët vijnë çmimet dhe shpërblimet.

Ishte një gëzim i përzier me krenari, me një kënaqësi, mirëpo ishte edhe një përgjegjësi”, tha ajo./21Media