Bie ndjeshëm numri i kosovarëve që hyjnë në Shqipëri

Hyrje-daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në Shqipëri pësuan një rritje të ndjeshme gjatë tre muajve të parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. Por, hyrjet në Shqipëri nga Kosova kanë pasur rënien më të ndjeshme me 9.5%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga janari deri në mars, hyrjet në Shqipëri u rritën me 33.2%, ndërsa daljet nga territori shqiptar pësuan rritje me gati 50%. Vendin më të madh të hyrje-daljeve e zënë shqiptarët.
Sipas INSTAT, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Greqia ka pasur rritjen më të madhe, me 5 herë.
Qoftë për hyrjet, ashtu edhe për daljet, pjesa më e madhe e lëvizjeve është kryer në rrugë tokësore./21Media

Back to top button