KEDS finalizon projektin e instalimit të daljes alternative për institucionet

Institucionet tani do të kenë 2 dalje alternative

Ekipet e KEDS-it sot kanë finalizuar projektin për instalimin e daljes alternative për institucionet e rëndësisë së veçantë shtetërore në qendrën e Prishtinës.

Sipas njoftimit për media, për realizimin e këtij punimi është ndalur dalja nga ku furnizohen këto institucione dhe konsumatorët e kësaj daljeje.

Me realizimin i këtij projekti këto institucione të rëndësishme tani do të kenë 2 dalje alternative në rast të ndërprerjeve që mund të ndodhin apo të ndonjë avarie.

Ky projekt është realizuar në vazhdën e projekteve investive që po ndodhin në tërë territorin e Kosovës.

Informatat e detajuara të punimeve, kohezgjatjen dhe arsyen e nderprerjes do t’i gjeni në webfaqe të KEDS www.keds-energy.com./21Media

Back to top button