KEDS investon afro gjysmë milioni euro në trafo të reja

8 trafo të reja në Klinë të Skënderajt

KEDS ka njoftuar se ka vendosur 8 trafo të reja në Klinë të Skënderajt. Projekti ka përfshirë Klinën e Epërme, të Mesme dhe Klinën e Ulët të Skënderajt.

Sipas njoftimit për media, investimi kap shifrën e afër gjysmë milioni euro.

Sipas një njoftimi për media fshati, i ndarë në tri pjesë, ka një shtrirje të hapur dhe shtëpitë janë larg njëra -tjetrës. Ekipet e KEDS-it në fshat kanë vendosur 8 trafo të reja, investim i kompanisë, si dhe ka rikonstruktuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë punimeve, ekipet e KEDS-it kanë vendosur 400 shtylla betoni të tensionit të ulët dhe afër 50 shtylla të tensionit të mesëm dhe kanë shtrirë kabllo nëntokësore dhe ajrore të tensionit të tensionit të ulët dhe të mesëm.

“Në Klinë të Mesme KEDS ka ndërtuar tri trafo te reja me kapacitet 250kVA dhe dy të tjera me fuqi 160kVA dhe një trafo me fuqi 250kVA është rikonstruktuar. Në Klinë të Epërme ka vendosur një trafo me fuqi 100 kVA, ndërsa në Kllinë të Ulët është rikonstruktuar një trafo me kapacitet 630kVA. Kjo ka mundësuar që në fshat të përmirësohet dukshëm gjendja energjetike për këta banorë, të cilët deri tani kanë pasur probleme të mëdha me rrymë. Tani 500 konsumatorë të kësaj ane do të kenë furnizim stabil dhe energji kualitative”, thuhet tutje në njoftimin e KEDS-it.

Sipas KEDS, investimet po vazhdojnë dhe tashmë KEDS ka rregulluar tensionin dhe infrastrukturën energjetike për shumë vendbanime në gjithë Kosovën./21Media

Back to top button