KEDS investon në Malishevë

Investimet do të realizohen kryesisht në disa fshatra, por edhe brenda në qytet

KEDS ka planifikuar që këtë vit të realizojë disa projekte në Malishevë.  Zyrtarët e KEDS-it, ditë më parë kanë informuar kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn për investimet që priten të realizohen në këtë komunë. Sipas tyre, deri më tash janë realizuar disa projekte te rregullimit të infrastrukturës energjetike, si në fshatin Llazicë dhe Astrazup.

“Në Mleqan është duke u realizuar një projekt. Shumë shpejt pritet të investohet në Dragobili 1 dhe Dragobili 2, kurse në proces janë projektet në fshatërat Bubavec, Stapanica, Shkozë e Marali”, thanë zyrtar ët e KEDS-it.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka kërkuar nga zyrtarët e KEDS-it që të investohet në ndërtimin e trafos 110kv.

Fuqia aktuale e energjisë elektrike në Komunën e Malishevës, sipas tij, është e pamjaftueshme. “Pa një furnizim normal me energji elektrike, nuk mund të paramendohet as një zhvillim ekonomik, pasi çdo investitor e kërkon edhe energjinë elektrike”, tha Begaj.

Back to top button