KEDS: Mbi 550 punëtorë janë në terren duke sanuar prishjet

Sanimi i prishjeve

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji elektrike, ka njoftuar se mbi 550 punëtorë të KEDS-it janë vazhdimisht në terren që nga dita e djeshme.

“Ata po e sfidojnë të ftohtin, borën dhe erërat e forta me misionin e vetëm që të sjellin energjinë elektrike për konsumatorët anekënd Kosovës”, thuhet në njoftimin e KEDS.

Nga terrenet fushore, deri në bjeshkë, punëtorë të KEDS-it janë në terren duke ndërruar shtylla, përçues dhe pajisje tjera përcjellëse të rrjetit, të dëmtuara nga erërat që po shkojnë deri në 100 kilometra në orë. “Rrjeti po goditet edhe nga faktorët tjerë ekstern si nga copëza të kulmeve, drunj të thyer e gjësende tjera që kanë vështirësuar funksionimin dhe punën e tyre. Por, kjo nuk po i ndal. Falë punës së palodhshme të tyre, numri i prishjeve është përgjysmuar”./21Media

Back to top button