KEDS me aktivitete shënon Javën Evropiane për Siguri e Shëndet në Punë

15 aktivitetet e KEDS-it

Kompania energjetike KEDS Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndetësi në Punë e ka shënuar me 15 aktivitete përmes të cilave u dëshmua se në këtë kompani punëtorët kanë siguri dhe shëndet në vendin e punës.

Disa nga këto aktivitete që i prezantuan punëtorët e KEDS-it janë pajisjet personale mbrojtëse, operimi në stabilitet e tensionit të mesëm dhe të ulët, përdorimi i indikatorit, ngritja e shtyllës së drurit, betonit, ngritja e trafo shtyllës, shkyçja dhe kyçja e njehsorit elektrik, etj.

Drejtori ekzekutiv i KEDS-it, Aleper Elbas tha se siguria dhe shëndeti i punëtorëve është tejet i rëndësishëm andaj sipas tij me themelimin e Qendrës për Trajnime synojnë që në vendin e punës të kenë zero për qind aksidente.

“Siguria e shëndetit është tejet e rëndësishme, sepse siç e dini kur filluam ta ndërtojmë këtë qendër të trajnimit e kishim vetëm një ëndërr – të kemi 0 aksidente. Në dy vitet e kaluara i kemi ulur aksidentet për 40%, e cila nuk është e mjaftueshme për ne, por sa për fillim është mirë. Ne i trajnojmë të punësuarit vetëm për shëndet dhe perspektivë të sigurisë, 45.000 orë e cila nuk është e mjaftueshme dhe po ju them ekipeve t’i rrisin dhe nxjerrin udhëzimet”, tha ai.

Drejtoresha e burimeve njerëzore pranë KEDS-it, Valbona Kadrijaj tha se duke qenë se punëtoritë e KEDS-it veprojnë në një ambient me rrezikshmëri të lartë, kjo kompani marrë një sërë masash për të ofruar ambient të sigurt në vendin e punës.

Ajo madje tha se krahas shumë trajnimeve KEDS që nga viti 2018 ka hapur edhe Qendrën e trajnimit përmes të cilës po ofrohen praktikat më të mira për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Ne kemi avancuar tutje duke e ngritur nivelin e përgjegjësisë dhe si rrjedhojë në vitin 2018 kemi krijuar qendrën e trajnimit në të cilën jemi sot dhe nga nëntori 2018 në vazhdimësi organizohen trajnime në këtë qendër për nivele të ndryshme të përgjegjësive për punonjës të divizioneve të ndryshme. Duke përdorur praktikat më të mira qëllimi jonë është që të zhvillojmë një sistem të menaxhimit të sigurisë dhe shëndetit në punë. Këtu janë të lidhur një sërë faktorësh që ne i kemi parasysh vetëdijesimi i punëtorëve për sigurinë në punë, mentorimi dhe monitorimi në vendin e punës që ne e bëjmë vazhdimit është po ashtu sigurimi i pajisjeve personale mbrojtëse dhe veglave profesionale për punë në vazhdimësi mbështetet, përmbushja ligjore për certifikim të punëtorëve”, tha ajo.

Ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Inspektoratit të Punë, Valon Leci tha se Inspektorati i Punës ka punuar gjatë në vetëdijen e punëtorëve për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Sipas tij nuk është lajm i mirë që në këtë vit si pasoj e kontaktit me energji elektrike kanë gjetur vdekjen rreth pesë punëtorë, dhe shpreson që përmes bashkëpunimit të ketë sa më pak aksidente në vendin e punës.

“Fatkeqësisht, këtë vit kemi disa persona të cilët kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike shpresoj që edhe nga ky forum dhe kjo javë që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin në punë të ngritet vetëdija e të gjitha palëve që të ruhen edhe nga kjo pjesë nuk jam duke targetuar faj askujt, por kemi 4 apo 5 persona që kanë humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Ky nuk është lajm i mirë. Shpresojmë që bashkërisht secili në segmentin që e mbulojmë në vitet e ardhshme të ketë minimalisht aksidente në vendin e punës”, tha Leci.

Në emër të organizatës “Kosha” Fatmir Saraçinu në këtë ceremoni ndau mirënjohje për bashkëpunim për drejtorin e KEDS-it, Alper Elbas.

Ndryshe, Qendra e trajnimit të KEDS është hapur në vitin 2018 dhe merret me trajnimin e punëtorëve të kësaj kompanie.

Back to top button