KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga erërat e forta

Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit

KEDS ka njoftuar se  për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë  në  terren të  ndarë  në  dhjetëra ekipe. “Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike”.

KEDS u ka bërë apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

“Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit”, thuhet në komunikatën e KEDS./21Media

Back to top button