KEDS nuk lejon kthimin e punëtorëve në punë, pavarësisht vendimit të gjykatës

Kthimi i tyre nuk u lejua nga menaxhmenti

Punëtorët e larguar nga KEDS, tentuan të kthehen në vendet e tyre të punës të larguar padrejtësisht rreth dy vite më parë, mirëpo një gjë e tillë nuk u lejua nga menaxhmenti.

Kryesindikalisti i punëtorëve të KEDS-it, Fehmi Pajaziti kërkoi nga punëtoret që të kenë durim duke bërë apel tek institucionet relevante që të marrin veprime mbi menaxhmentin e KEDS-it.

“Këtu ka punëtorë që i ka mbi 40 vite me përvojë punë, prandaj bëjë apel tek institucionet relevante që vendimi i nxjerrë përmes mekanizmave përkatës të bëjë të zbatueshëm kthimin e punëtorëve në vendin e tyre të punës. Ju kuptojmë që 2 vjet s`keni pagë por bëjë apel tek qeveria që të mos na detyroj që nesër të marrim veprime sindikale”, tha ai.

Kjo deklaratë e tij u prit me frustrim nga punëtorët të cilët tentonin që të hynin në objektin e KEDS-it, ata vazhdimisht insistonin që t’u lejohet hyrja dhe me ta të bisedojë dikush nga menaxhmenti.

Pajaziti tha se me rastin e largimit nga puna të këtyre punëtorëve janë shkelur ligjet.

“ Pritni keni pritë që dy vite, e di që jeni lodhë, por tash nuk mund të shkatërrojmë gjithçka këtu. Në kohën e privatizimin kompania ka kaluar në distribucionin KEDS, dhe në atë kontratë shkruan se punëtorët me kontrata të përhershme do të trajtohen sipas ligjeve të aplikueshme edhe pse afati ka kaluar, prandaj bëjë apel tek institucionet që të reflektojnë në këtë rast”, tha ai.

Distribucioni i KEDS-it para dy vitesh ka larguar nga puna rreth 100 punëtorë, mirëpo për kthimin në punë të këtyre punëtorëve ka vendosur Gjykata e Apelit./kallxo

Back to top button