Kee Marcello performoi në festivalin “HardhFest"

Kee Marcello performoi në festivalin “HardhFest”

“The final countdoën” është hiti të cilin pothuajse çdo kush prej nesh të paktën një herë ta kemi dëgjuar, qoftë nëpër emisione televizive apo në ndonjë paltformë tjetër.

E një nga artistët që ishte pjesë e grupit “Europe”, Kee Marcello këto ditë ishte në Kosovë ku performoi në festivalin “HardhFest” në Rahovec.

Në një intervistë për Radio Televizionin 21, Kee Marcello thotë se i pëlqen shumë Kosova dhe se shqiptarët e Kosovës duhet të krenohen me produktet e tyre.

Ai po ashtu foli edhe për suksesin e papritur të hitit “The final countdoën” dhe se si kjo këngë ka ndikuar që koncertet që ata i kishin  planifkuar nëpër klube të vogla roku të shëndërrohen në koncerte në arenat më të mëdha botërore.

Intërvisten e plotë mund ta ndiqni në linkun më poshtë./21Media